
THANK YOU
Shqiptarët janë të parët të ndihmojnë njerëzit në nevojë, por e kanë si zor të falënderojnë të suksesshmit. Një emision me të ftuar në studio, drejtuar me mjeshtëri dhe dashuri nga drejtori i ALBTVUSA z. Gani Vila, për të vlerësuar të gjithë biografinë, jetën e veprimtarinë e tyre mbushur me detaje kaq interesante, për t’u thënë në emër të gjithë shqiptarëve: “Faleminderit, Thank You !”
HISTORIA SHQIPTARE
Historia e individëve ose evenimente që kanë të bëjnë me historinë e popullit shqiptar.


UNIVERS
Ashtu siç e ka titullin një emision që ngërthen një univers të tërë tematikash dhe këndvështrimesh.
HITPARADA
Muzika, arti, showbiz dhe Lifestile të përmbledhura në një program, për të rinjtë dhe jo vetëm nga Jola Rexho.


ARGUMENT
Një emision i drejtuar nga gazetari Rafael Floqi, një herë në javë "Jeta sociale politike dhe kulturore e diasporës dhe e vendlindjes nën skanerin e analizës së të ftuarve në studio, nën pyetjet investiguese të drejtuesit të emisionit, për të hyrë më në hollësi tek detajet që na shqetësojnë të gjithëve.
RUBRIKA SPORTIVE
Gjithçka që ndodh në fundjavën sportive në vend dhe në botë analizohet dhe komentohet me pasionin sportiv te fakteve dhe analizës sportive të Astrit Kalibaqit.

KOMBI YNË
Një hapësirë me studime, dokumente dhe m dokumentarë ilustrues nga Rafael Floqi, për të treguar Shqipërinë e vërtetë, historinë e kombit tonë, krenarinë për të djeshmen dhe të sotmen.
MEMO
Një analizë e zgjeruar e fakteve të ngjarjeve të javës nën këndvështrimin dhe objektivin e kryeredaktorit Rafael Floqi, vjen dy herë në javë . Një mënyrë që ju shtyn të mendoni më thellë për dukuritë dhe ngjarjet dhe të nxirrni konkluzionet tuaja.
MALËSIA E MADHE PËLLËMBË E THESAR
Një cikël emisionesh ideuar dhe realizuar nga drejtori i ALBTVUSA, Gani Vila kushtuar kontributit të pazëvendësueshëm, të malësorëve të Malësisë së Madhe, duke nxjerrë në pah nëpërmjet dokumentarëve, intervistave dhe krijimeve artistike, vlerat e pazëvendësueshme të kësaj krahine të shquar për patriotizëm art dhe kulturë.

VIZION
Gazetarja Jola Rexho në një program i formatit Talk Show, sjell para jush një herë në javë, të rinjtë dhe këndvështrimin e tyre mbi jetën në diasporë dhe perspektivën e tyre në SHBA , etj.
KËNDI I EMIGRANTIT
Problemet e emigracionit, thellimi i njohjes ligjore , problemet që hasen nga bashkatdhetarët, sillen para jush me synimin për të ndihmuar sado pak në lehtësimin e dhe njohjen ligjore të problemeve.

JETA NË KOMUNITET
Jeta dhe veprimtaria e Diasporës së Amerikës në syrin e korrespondencave tona nga Michigani, New Yorku , Chicago etj. Një arkivë e gjallë e reportazheve të reporterëve tanë Rafael Floqi, Beqir Sina, etj nga veprimtaritë, patriotike, politike, kulturore dhe sportive të komunitetit shqiptar në SHBA . Një memorie e gjallë e diasporës të Amerikës.
SHQIPONJAT FLASIN SHQIP
Një program për të më të vegjlit për të ndihmuar në njohjen dhe mësimin e gjuhës shqipe.

SUPPORT AND DONATE
We are a privately owned company that is supported by the community. Please support us and donate so we can bring you better programs for your enjoyment.